Lajme

Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, lirohen dy rusët dhe ukrainasi që u akuzuan për spiunazh

Lirohen të rinjtë rusë dhe ukrainas që u arrestuan pak muaj më parë, pas sulmit që ndodhi në uzinën e armëve në Gramsh. Mësohet se Mikhail Zorin, do të qëndrojë në masën ‘arrest shtëpie’, ndërsa Fedir Alpatov dhe Svetlana Tomofoeva janë të ndaluar që të dalin jashtë Shqipërisë.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor. Kujtojmë se këta shtetas rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit gushtin e vitit të kaluar dhe kanë sulmuar ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

Lexo më shumë  Ministria e Infrastrukturës shpall tenderin 3 milionë euro për 6.4 kilometra rrugë, përfshihet edhe lidhja me Aeroportin e Prishtinës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *