Lajme

Sulmi në SHBA, Konjufca: Në këto momente të vështira qëndrojmë krah popullit amerikan

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me sulmin nga një person i armatosur mbi civilët në Luiston, Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vrarë 16 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Konjufca ka thënë se në këto momente të vështira, Kosova qëndron krah popullit amerikan.

Lexo më shumë  Ambasadorja e re e BE-së i kërkon shefit të SPAK rezultate konkrete

Derisa ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

“Të tronditur morëm lajmin për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë. Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan, pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Konjufca në facebook.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe për vëllezërit Bytyqi në New York: Drejtësia ende mungon, do ta kërkojmë bashkë me SHBA-në

Rruga Press

YouTube player