Bota

Sulmi në periferi të Kievit/ Vritet gazetarja 24-vjeçare

Shtohet numri i viktimave nga sulmi i ndodhur në periferi të Kievit të hënën. Përpos operatorit të Fox News, si pasojë e të shtënave ka humbur jetën edhe një gazetare 24-vjeçare ukrainase, Oleksandra Kuvshinova.

E reja ishte punësuar pranë transmetuesit amerikan që nga nisja e pushtimit të Ukrainës. Ajo ndodhej me ekipin e Fox News në momentin që ndodhi sulmi. Gazetarja e re është përshkruar nga një producente e Fox News që punoi me të gjatë konfliktit si një vajzë gazmore dhe e sjellshme.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Në sulmin e djeshëm në afërsi të Kievit, ne humbëm një vajzë të bukur dhe trime, Oleksandra Kuvshinova-Sasha. Asaj i pëlqente muzika dhe ishte shumë gazmore dhe e sjellshme. Ajo ishte 24 vjeç. Kishte një muaj që punonte me ekipin tonë dhe ka bërë një punë të mrekullueshme. I paharruar qoftë kujtimi i saj.”

Vetëm pak më parë u konfirmua edhe vdekja e reporterit të transmetuesit amerikan Pierre Zakrzewski, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një gazetar britanik.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *