Bota

Sulmi në metronë e Nju York-ut, evakuohen studentët e shkollave përreth

Shkollat ​​në zonën e të shtënave në metronë e Bruklinit janë strehuar, thotë Departamenti i Arsimit.

Të gjitha shkollat ​​në zonën e afërt të Brooklyn-it  janë strehuar në një vend të sigurt dhe askush nuk lejohet të largohet nga ndërtesa.

Lajmin e ka bërë me dije  një zëdhënës i Departamentit të Arsimit, i cili tha se studentët do lejohen vetëm të hyjnë ndërsa ata që janë brenda nuk do dalin deri sa të qetësohet situata.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një stacion metroje në Brooklyn, Nju Jork.

Mediat e huaja, bëjnë me dije ata janë transportuar me urgjencë në spital, dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas një zyrtari të lartë pesë persona janë qëlluar me armë zjarri dhe një pajisje e tymi është shpërthyer në stacion. 

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Dyshohet se një burrë u pa duke hedhur një pajisje në stacionin e metrosë në Brooklyn dhe më pas hapi zjarr. I dyshuari mësohet se ishte i veshur si punonjës ndërtimi.

Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *