Bota

Sulmi në Kapitol/ Ligjvënësit: Trump nuk i shpëton përgjegjësisë penale

SHBA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump nuk mund të fshihet pas imunitetit nga ndjekja penale dhe përballet me mundësinë që të mos kandidojë për poste publike për rolin e tij në sulmin në Kapitol. The guardian raporton se ligjvënësit nga të dyja partitë kryesore, përfshirë republikanët e moderuar , paralajmëruan të dielën se Trump nuk do të anashkalohet nga përgjegjësia penale nëse dalin prova se ai e ka koordinuar në mënyrë aktive sulmin.

Lexo më shumë  Donald Trump njofton zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit për tre javë

Një senator republikan, Mike Rounds tha se se çdo imunitet nga ndjekja penale që Trump gëzonte ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë u zhduk më 20 janar 2021, kur ai u largua nga detyra.

“Mburoja e presidencës nuk ekziston për dikë që është ish-president, të gjithë në këtë vend i nënshtrohen gjykatave të këtij vendi,”-tha Rounds.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *