KryesoreLajme

Sulmi në kanalin e Ibër- Lepencit, Kurti konfirmon se ka të arrestuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur incidenti dhe sulmi me eksploziv ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. Kreu i Qeverisë ka thënë se Policia ka zhvilluar bastisje dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale.

Kurti ka thënë se të gjithë kriminelët dhe terroristët që e kanë shkaktuar sulmin do të përballen me ligjin e Kosovës.

Lexo më shumë  Presidentja e Kosovës, Shiroka Pula i drejtohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Dilni në votime, në mbrojtje dhe avancim të të drejtave

“Kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin. Jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve të ujit të kanalit, që e bën edhe ftohjen e elektranave dhe furnizimin me ujë, shkruan gazeta express.Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe ligjin të Republikës demokratike të Kosovës”, ka thënë kryeministri.

Lexo më shumë  ​Ambasadori gjerman: Radoiçiq dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Rruga Press

YouTube player