Lajme

Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe ishte plagosur një tjetër.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Lexo më shumë  Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevës

Ajo bëri të ditur se të dyshuarve paraburgimi u është vazhduar deri në qershor.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 22.04.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje dy muaj”,  tha tutje Gashi.

Lexo më shumë  “Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

Rruga Press

YouTube player