Sulmi mbi ambasadorin Martin Berishaj – T’i besojmë Financial Times-it apo medias së Orbanit

Advertisement
Advertisement

Para pak ditësh në mediat shqiptare, sidomos në Kosovë, u publikuan lajme që implikonin ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Këto lajme burimin e kishin nga Sllovenia, vend i cili ishte në momentet e fushatës zgjedhore dhe vetëm dje, në datën 24 priil u njoh me fituesin e zgjedhjeve, që është partia opozitare Lëvizja për Liri e udhëhequr nga Robert Golob. Në vend të dytë u rendit ish-kryeministri Janez Jansha dhe partia e tij SDS.

Emri i ambasadori të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ishte ndër më të përmendurit që nga mbrëmja e ditës së enjte, në prag të zgjedhjeve në Slloveni. Kjo pasi në një raportim të televizionit slloven Planet TV, Berishaj është përmendur në kuadër të një skandali financiar, në të cilën Planet TV thoshte se është i përfshirë edhe politikani slloven, Robert Golob, i cili tashmë është fituesi i zgjedhjeve. Sipas Planet TV-së, ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, ka pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë “GEN”, e të cilat pretendohet se Berishaj i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë Robert Golobit.

Ambasadori Berishaj i mohoi këto raportime duke i quajtur të rreme dhe u shpreh se do të ngrinte padi kundër televizionit Planet TV.

Në datën 22 prill gazeta prestigjoze britanike, Financial Times publikoi një artikull

Advertisement
ku bënte një lidhje mes kryeministrit hungarez, Victor Orban dhe atij slloven, Janez Jansha. Në artikull thuhet se kryeministri slloven, tashmë në ikje, ka një marrëdhënie të ngushtë me Victor Orbanin, i cili njihet për mënyrën autokrate të udhëheqjes, si dhe për luftën kundër mediave të lira. Nga ana tjetër, kryeministri hungarez ka ndërtuar një perandori mediatike në mbështetje të tij. Dhje kjo jo vetëm në Hungari, por po tenton të futet edhe në Slloveni. Në të njëjtën kohë, sipas Financial Times, ish-kryeministri slloven Jansa ka imituar modelin e Orbanit. Për më tepër kjo gazetë shprehet se televizione sllovene si Planet TV, Nova24TV dhe revista Demokracija janë pjesë e një rrjeti mediatik në zgjerim e sipër me pronarë hungarezë të afërt me pushtetin.

Lexo më shumë  Smith: NATO-ja e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit

“Një perandori besnike mediatike është një pjesë kyçe e planit të Orbanit të imituar nga Jansha. Një grup mediash sllovene në pronësi të biznesmenëve hungarezë i bëjnë jehonë sulmeve të kryeministrit, sipas modelit të Trumpit, në mediat sociale. Ato përfshijnë kanalin e lajmeve Nova24TV, Planet TV dhe revistën javore Demokracija dhe mediat e saj rajonale në internet. Ato janë pjesë e një rrjeti në zgjerim e sipër të organizatave mediatike në vendet e Evropës Qendrore dhe Ballkanit që janë në pronësi të bizneseve me lidhje të ngushta me partinë në pushtet të Hungarisë, sipas një raporti nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit”, thekson Financial Times.

Advertisement

Ishte pikërisht televizioni Planet TV ai që pretendoi për një aferë të ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj dhe kryeministrit slloven në ardhje, Robert Golob. Nëse ndjekim argumentin e britanikes Financial Times mund të shprehemi se sulmi ndaj ambasadorit të Kosovës përgjatë fushatës zgjedhore në Slloveni nga Planet TV, televizion i lidhur me Orbanin dhe ish-kryeministrin slloven Jansha, ishte në funksion të dëmtimit të opozitës në zgjedhje dhe të mbajtjes në pushtet të kryeministrit në ikje.

Lexo më shumë  Ministri grek: Me zgjedhjen e presidentit të ri do të jetë më e lehtë të arrihet marrëveshja për detin me Shqipërinë

“Politikani opozitar Jani Möderndorfer i partisë së qendrës së majtë LMS javën e kaluar tha se do të paraqiste ankesa ligjore kundër SDS-së, për të cilën thotë se është përpjekur në mënyrë të paligjshme të krijojë një model si ai i Orbanit. SDS dhe zyrtarët e qeverisë nuk iu përgjigjën pyetjeve të Financial Times në lidhje me pronësinë e mediave. Disa kërkesa për të intervistuar Janshën u refuzuan.”, vijon më tej Financial Times.

Këto pretendime që lidhin televizionin Planet TV me pushtetin në Slloveni dhe Hungari, si dhe përdorimin e këtij televizioni si mjet i ruajtjes së pushtetit janë një argument serioz nga i cili duhet të vëmë në pikëpyetje gjithë sulmin që jo vetëm mediat e Orbanit dhe Janshës bënë mbi ambasadorin e Kosovës, por edhe sulmet e mediave shqiptare mbi ambasadorin e Kosovës. Kur mediat e ish-kryeministrit slloven publikuan një lajm të paverifikuar që gjatë fushatës zgjedhore synonin denigrimin e rivalit të ish-kryeministrit, disa media shqiptare e shtrënguan fort këtë lajm të paverifikuar që, me apo pa dashje, të denigrojnë ambasadorin e Kosovës, e përmes tij pushtetin në Kosovë.

Fushata zgjedhore në Slloveni mbaroi, ashtu siç mbaroi edhe koha e pushtetit për ish-kryeministrin Jansha. Tani radhën e kanë gjykatat, të cilat do e thonë fjalën e fundit nëse afera është në anën e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, apo në anën e Planet TV-së, pavarësia financiare e së cilës tashmë duket tepër e dyshimtë.

©Rruga Press

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.