Sulmi kibernetik ndaj e-Albania-s çon në kolaps shërbimet konsullore online
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.
Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.
MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.
Kujtojmë se qeveria prej fillimit të muajt maj ka kaluar çdo shërbim online duke hequr një pjesë të madhe të shërbimeve fizike. Qytetarët i ka kapur të papërgatitur një pjesë të madhe të qytetarëve te cilët prej kohësh kanë vepruar fizikisht për shërbimet për të cilat institucionet kanë funksion. Kjo më shumë ka ndikuar tek të moshuarit të cilët nuk janë të azhornuar njësoj me teknologjinë.
Ndryshimet e reja hynë në fuqi edhe pse me plot mangësi dhe pa një përgatitje paraprake ndaj institucioneve dhe vetë punonjësve por më shumë edhe ndaj qytetarëve të cilët për shkak të difekteve apo sulmeve të tilla u vonohen dhe krijohen probleme me dokumentacionet e kërkuara.
Rruga Press