Lajme

Sulmet në veri të Kosovës/ Kurti: Paguhen nga Serbia dhe dirigjohen nga Vuçiqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas incidenteve që ndodhën dje në veri të Kosovës. Ai tha se “do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj” dhe bëri një ndarje të qartë: “Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë.”

Ai shton se këto krime e sulme të armatosura në veri paguhen nga Serbia dhe dirigjohen nga Vuçiqi.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Albin Kurti shkroi në rrjetet sociale këto radhë: “Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vjen fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore.

Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj.

Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë.

Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *