Lajme

Përkundër incidenteve, KQZ-ja vazhdon përgatitjet për organizim të zgjedhjeve në veri

Përkundër incidenteve që kanë ndodhur në veri të Kosovës të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon përgatitjet për organizmin e zgjedhjet në veri të Kosovës.

Të mërkurën, KQZ-ja do të tërheqë shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Lexo më shumë  Kurti përkujton Kantin në 300-vjetorin e lindjes: Rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa zgjedhjet për kuvendet komunale do të mbahen më 25 dhjetor.

Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër. Është raportuar për disa shpërthime.

Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të martën ka theksuar se Policia ka filluar hetimet për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të këtyre sulmeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *