Lajme

Sulmet ndaj policisë në veri, Kusari: Tendenca e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën është imitim i veprimeve që Rusia i bën në Ukrainë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, gjatë intervistës në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Kusari-Lila tha se këto skena të sulmeve janë tepër shqetësuese si dhe tendenca e Serbisë për të destabilizuar Kosovën është imitim i veprimeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Ngjarjet që kanë karakterizuar ditët e fundit, skenat që i kemi pa dhe që janë prezantuar para opinionit në veri të vendit duhet të jenë tepër shqetësuese. Nuk është asgjë për tu lënë rastit, e gjithashtu nuk është e paplanifikuar. Tendenca e Serbisë për të destabilizuar Kosovën është njëfarë forme imitimi i veprimeve që Rusia i ka bërë në Ukrainë dhe që Serbia mund t’i bëjë në Ballkan, në veçanti në Kosovë dhe Bosnje”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Ministrja Nagavci tregon cilët mësimdhënës do t’i nënshtrohen të parët provimit për licencë të avancuar

Ajo po ashtu theksoi se rrethanat në Kosovë janë më ndryshe në raport me vitet paraprake, pasi siç tha Kusari-Lila, Serbia ka shprehur pakënaqësi edhe me insistimin për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

“Realiteti dhe skenarët janë tërësisht të ndryshëm, për faktin se në Kosovë përveç se janë forcat e KFOR-it situatat dhe rrethanat tashmë me shtetin e Kosovës janë tjera në raport me ato që ishin vite më parë. Pakënaqësia e Serbisë në raport me qëndrimet e Republikës së Kosovës me kërkesat apo me insistimet e para për të mbajt referendumin, e dyta për të mbajt zgjedhjet dhe për të mos njoft institucionet e vendit kanë tregu se diçka e tillë mund të ndodh”, tha tutje ajo.

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Kusari-Lila gjatë emisionit shtoi se janë për t’u përshëndetur reagimet e KFOR-it, Ambasadës së SHBA-së si dhe QUINT-it.

“Tashmë është momenti, është udhëkryqi i kritik i Serbisë. D.m.th ose do të jetë në anën e Rusisë, pasi ka treguar që e mbështet Rusinë me veprimet agresore dhe me masakrat që po ndodhin në Ukrainë, ndërsa në anën tjetër është insistuar të procedohet me normalitetin në Ballkan, përfshirë këtu edhe dialogun. Është për të përshëndetur reagimi i menjëhershëm edhe i KFOR-it dhe i vendeve tjera, i QUINT-it dhe Ambasadës së SHBA-ve, në raport me këto provokime. Veriu është pjesë e Kosovës dhe e integruar dhe nuk ka asnjë lojë më territorin e Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera Kusari-Lila në emisionin “Përballje”./telegraf/

Rruga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *