Bota

“Sulmet me raketa e dronë,” Marina ukrainase: Anijet ruse janë tërhequr nga ujërat bregdetare të Detit të Zi

Marina ukrainase ka bërë të ditur se flota e Rusisë në Detin e Zi është tërhequr me më shumë se 100 km nga bregdeti i vendit. Sipas tyre, flota ruse është tërhequr si pasojë e sulmeve të bëra më dronë dhe raketa.

Në përditësimin e bërë të hënën, Marina njoftoi se me qëllim rifitimin e kontrollit në pjesët veriperëndimore të Detit të Zi, rusët kanë vendosur sisteme raketore bregdetare në rajonet e Krimesë dhe Khersonit.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Sipas tyre, kërcënimi i sulmeve me raketa nga deti mbetet. Marina tha se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse vijojnë bllokadën e transportit civil.

“Aktualisht, ndodhen deri në 12 anije të mëdha zbarkimi në Detin e Zi, por më shumë se një e treta e tyre janë në riparim,” thuhet më tej në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *