Opinion/Aktualitet

Sulmet emocionale ndaj VV-së, toni agresiv dhe tentimi për ta paraqitur veten si “shpresa e re” e opozitës, në praktikë po prodhon efekt të kundërt

Nga Kujtim Zebica

Nga matjet e fundit në komente, engagement e diskutime online, tubimi e fjalimi i Vjosa Osmanit nuk e ka krijuar efektin qe e ka pritur LDK’ja. Përkundrazi, ka mobilizuar fort bazën e VV-së dhe i ka rikthyer shumë votues në logjikën “ne kundër tyre”.

Problemi kryesor nuk është vetëm rikthimi i saj në LDK, por mënyra se si u bë narrativa. Sulmet emocionale ndaj VV-së, toni agresiv dhe tentimi për ta paraqitur veten si “shpresa e re” e opozitës, në praktikë po prodhon efekt të kundërt tek një pjesë e madhe e publikut. Sidomos tek votuesit që mund të kenë qenë të lëkundur apo pasivë.

Lexo më shumë  Vjosa Osmani, një grua e vogël me zemërim të madh

Në shumicën e komenteve po shihet një reagim i tipit: “Na rikujtuat pse e votojmë VV-në”.

Kjo është shumë e rëndësishme politikisht.

Sepse zgjedhjet nuk fitohen vetëm duke marrë vota të reja, por edhe duke mos e motivuar kundërshtarin. Ndërsa tash për tash, opozita po e motivon elektoratin e VV-së më shumë sesa po e bind elektoratin neutral.

Një pjesë e madhe e audiencës po e sheh këtë rikthim më shumë si pazare politike dhe rikthim në establishmentin e vjetër, sesa si frymë e re. Kjo po ndikon sidomos tek të rinjtë dhe diaspora online, ku reagimet kritike ndaj këtij bashkimi janë shumë më të larta sesa është pritur nga opozita.

Po ashtu, sulmet direkte ndaj Albin Kurtit pa një alternativë të qartë programore po i ndihmojnë VV-së ta rikthejë narrativën e polarizimit: “Ose ne, ose të vjetrit”.

Lexo më shumë  Ҫun Lajҫi i drejtohet Vjosa Osmanit: Nuk më ka shkue mendja se ke ambicie kaq të zeza, kaq të kalbuna e inatçore — me hujin e nji kali pa fre

Dhe historikisht, sa herë zgjedhjet në Kosovë janë kthyer në betejë emocionale “pro ose kundër Albin Kurtit”, VV ka përfituar nga mobilizimi.

LDK mund të ketë fituar zhurmë mediale me rikthimin e Vjosës, por nga reagimet aktuale online, VV po fiton mobilizim. E në zgjedhje, mobilizimi shpesh vlen më shumë se zhurma.

7 qershori rrugës për të prodhuar një rezultat të ri historik.

Rruga Press

YouTube player