Bota

Sulme në kufij, brigadat ruse që luftojnë krah ukrainasve i hapin telashe Putinit

Grupet e armatosura ruse që janë kundër Kremlinit i kanë bërë thirrje civilëve që të evakuohen nga rajonet kufijtare.

Sipas mediave të huaja, Legjioni i Rusisë së Lirë, Korpusi Vullnetar Rus dhe Batalioni Siberian, milicitë me bazë në Ukrainë që supozohet se përbëhen nga luftëtarë rusë, u bënë thirrje zyrtarëve lokalë që të “vijojnë menjëherë” evakuimet nga Kursk dhe Belgorod.

“Civilët nuk duhet të vuajnë nga lufta,” thanë grupet në një deklaratë të përbashkët të postuar në kanalin Telegram të Legjionit të Lirisë së Rusisë.

Lexo më shumë  Britanikët thonë se Challenger 3 i tyre është tanku më vdekjeprurës i të gjitha kohërave

Garda Nacionale e Rusisë është duke tentuar që të parandalojë sulmet e vazhdueshme nga grupet pro-ukrainase në rajonin e Kurskut, ku përgjatë vijës kufitare Rusi-Ukrainë, ushtarë rusë që luftojnë përkrah ukrainasve nuk po i lënë rehat forcat e Vladimir Putinit.

Tre grupe të ndara dhe pjesëtarët të milicisë ukrainase, kryesisht të përbëra nga rusë që luftojnë regjimin aktual në Kremlin, këtë javë kanë pretenduar se kanë marrë nën kontroll fshatin Tyotkino.

Video të ndryshme amatore shfaqin luftimet e ashpra që po zhvillohen në këto rajone, ku sipas AFP-së janë përdorur raketa dhe artileri të ndryshme në Tyotkino.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rusia kërcënon NATO-n nëse dërgon trupa në Ukrainë
YouTube player