Bota

Sulm në Gaza: 14 të vrarë dhe 25 të plagosur nga ushtria izraelite

Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur pasi ushtria izraelite goditi tendat e palestinezëve të zhvendosur në veri të Kampit të Refugjatëve Shati, në perëndim të qytetit të Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve WAFA, ndërsa Anadolu transmeton se viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë.

Lexo më shumë  Japonia kërkon buxhet rekord prej 56 miliardë dollarësh për mbrojtjen, rrit fokusin te teknologjia ushtarake

Sipas raportimeve, trupat e pajetë dhe të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shifa. Situata humanitare në Rripin e Gazës vijon të përkeqësohet për shkak të sulmeve të vazhdueshme dhe bllokadës së ashpër që ka kufizuar ndihmën humanitare, duke shkaktuar mungesa të thella ushqimore, uji të pijshëm, ilaçesh dhe furnizimesh mjekësore.

Sipas të dhënave më të fundit, që prej 7 tetorit 2023, të paktën 59.029 palestinezë janë vrarë.

Lexo më shumë  Ukrainasit kryejnë sulm me raketa në Belgorod, godasin termocentralin dhe objektet e Ozonit në Rusi

Rruga Press

YouTube player