Bota

Sulm me dronë në universitetin e forcave speciale ruse në Çeçeni

Një sulm me dronë ka ndodhur në Universitetin e Forcave Speciale ruse në Gudermes të Çeçenisë.

Incidenti është raportuar edhe nga Ramzan Kadyrovi, që konfirmoi se është sulmi i parë me dronë ne territorin e Çeçenisë – ku si pasojë ka shpërthyer një zjarr, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat i sulmit me dronë, kulmi i ndërtesës së zbrazët në Universitetin e Forcave Speciale ruse është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar”, ka shkruar Kadyrov në Telegram.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete

Burime të informuara mirë pranë shërbimeve ukrainase të sigurisë kanë folur në kushtet anonimiteti për Kyiv Post, duke konfirmuar sulmin me dronë.

Megjithatë ata konfirmuan se sulmi me gjasë është kryer nga qytetarët e Dagestanit që shënjestruan Universitetin e Forcave Speciale ruse – duke shtuar se është vazhdimësi e konfrontimit të mëparshëm me forcat e Kadyrovit.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra
YouTube player