Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve
Këshilltari i presidentit amerikane për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, konfirmoi të hënën se Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar për kërcënimet e vazhdueshme secesioniste të liderit serb të Republika Srpskas, Milorad Dodik dhe njoftoi se qeveria amerikane do t’i përgjigjet kërcënimeve të tilla.
Në postimet në rrjetin social X, Sullivan foli pasi Dodik konfirmoi javën e kaluar se autoritetet e Republika Srpska kishin hartuar një propozim për një marrëveshje për “shkëputjen paqësore” të BeH, të cilën ata synojnë t’ia dërgojnë Federatës së BeH për koment.
Përmbajtja e atij dokumenti ende nuk është publikuar dhe Dodik tha se parashikon një periudhë kalimtare prej tre deri në pesë vjet në të cilën, sipas planeve të tij, të dy entitetet do të vendosin me marrëveshje për përfundimin e ekzistencës së BeH-së si shtet.
Sullivan iu përgjigj kësaj me një mesazh, se SHBA-të janë të shqetësuara për kërcënimet e shtuara të Dodik ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.
“Do të vazhdojmë t’i përgjigjemi veprimeve dhe aktiviteteve separatiste dhe sulmeve ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve të reja”, shkroi këshilltar i presidentit Joe Biden.
Sullivan vuri në dukje gjithashtu se SHBA-ja mbështet fuqishëm Përfaqësuesin e Lartë për BeH, Christian Schmidt, për të përdorur fuqitë e tij të gjera sa herë që sulmohet Marrëveshja e Dejtonit, si dhe se Uashingtoni qëndron pranë qytetarëve të BeH dhe mbështet përpjekjet që vendi i tyre t’i bashkohet integrimit euroatlantik.
Millorad Dodik ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2017 për shkak të korrupsionit dhe politikës secesioniste që ai promovon, duke vënë në pikëpyetje mbijetesën e Bosnjë e Hercegovinës si shtet.
Pas kësaj, gjatë administrimit të Donald Trump dhe Joe Biden, Shtetet e Bashkuara forcuan sanksionet në disa raste, duke shtrirë masa ndëshkuese për të gjithë bashkëpunëtorët më të afërt politikë të Dodikut, djalit dhe vajzës së tij, si dhe një sërë kompanish që u vlerësuan në Uashingtoni si financimi i politikës së tij dhe ndihma e tij e pasurimit të anëtarëve të familjes dhe bashkëpunëtorëve.
Rruga Press