KryesoreLajme

Haxhiu i kërkon ministres serbe të Drejtësisë transferimin e 4 shtetasve të Kosovës që po mbahen në burgjet e Serbisë

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dërguar një letër ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviq, ku kërkon transferimin e qytetarëve kosovarë të burgosur në burgjet e Serbisë në Kosovë për t’u gjykuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

Haxhiu, në një postim në platformën X, ka identifikuar qytetarët Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa si persona të mbajtur në burgjet serbe.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministrja serbe e drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo më shumë  OVL e UÇK-së që luftonte kundër Serbisë apo OVL e Lushtakut që dhunon qytetarë të Kosovës?

Në letër, Haxhiu është referuar edhe në marrëveshjen bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare.

Ndryshe, disa prej kosovarëve të arrestuar po qëndrojnë tash e disa vite në burgjet e Serbisë.

Lexo më shumë  Ish-deputeti Azemi: Përveç Mehanit, u sulmua edhe Bahri Zabeli, nga miku i Sami Lushtakut, Kushtrim Haziri, një vrasës i liruar nga gjykatat që veç drejtësi nuk shqiptonin për ish-pushtetarët
YouTube player