Lajme

Sula: Kryeministri Rama duhet ti kërkonte publikisht presidentit Ukrainas që të njihte Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar me një status në llogarinë e tij në facebook pas Samitit për Ukrainën të mbajtur në Tiranë ditën e sotme.

Sula është shprehur se e vetmja gjë që mund të bënte Kryeministri ynë për shqiptarët ishte që ti kërkonte publikisht presidentit Ukrainas që të njihte Kosovë.

Postimi:

Produkti i vetëm i Samitit, “thika” pas shpinës ndaj Kosovës!

 Shqipëria e ka shprehur qartë dhe nuk ka pasur në asnjë moment dyshime që nga viti 1992, se është në krah dhe mbështet aleancën me perëndimin. Për shkak të ekonomisë së dobët dhe numrit të popullsisë nuk mund të jetë aktor në politikën ndërkombëtare.

 Përsa më sipër, Shqipëria organizoi Samitin për Ukrainën. Patjetër e mbështesim Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

 Por më shumë se kaq, Shqipëria nuk mund të bëj. Në këtë kontekst, në samitin e sotëm as Shqipëria dhe as Ukraina nuk mund të përfitojnë nga njëra-tjetra.

 E vetmja gjë që mund të bënte Kryeministri ynë për shqiptarët ishte që ti kërkonte publikisht presidentit Ukrainas që të njihte Kosovë. Por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi.

 Përkundrazi, nga Shqipëria, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç del para mediave dhe në rrjete sociale duke thënë që Ukrainën e kemi mik sepse nuk njeh Kosovën. E thënë kjo nga territori shqiptar në një Samit të organizuar nga Shqipëria, unë mendoj se kjo është një “thikë pas shpine” që i bëhet vëllezërve tanë në Kosovë.

 Nëse qeveria nuk ka vullnet ta ndihmojë Kosovë, në e pakta që mund të bëjë është të mos e dëmtojë. Të reagojë ndaj këtyre qëndrimeve.

#KosovaShtetështëRealitet

Rruga Press

Lexo më shumë  Suspendohet gjyqtari Agim Kuçi pas rastit të Enver Sekiraqës
YouTube player