Bota

Sudoplatov – batalioni ekstremist rus në cilin luftojnë mercenarët nga Serbia në Ukrainë

“Sava” dhe “Danubi” përveçse lumenj që rrjedhin nëpër Serbi janë edhe emra të koduar për dy mercenarët serbë që i janë bashkuar forcave ruse në frontin e luftës në Ukrainë, duke iu bashkuar batalionit me emrin “Sudoplatov”.

Këta mercenarë nga publikimet e tyre në Telegram, thonë kanë ardhur në ndihmë të “vëllezërve” të tyre. Identiteti i këtyre është i fshehur, pasi në të gjitha postimet shfaqen me maska në fytyrë. “Danubi” ka pasur edhe disa paraqitje në mediet ruse.

Batalioni “Sudoplatov” u themelua në shtator 2022 si një njësi vullnetare pro-ruse që vepron në jug të Ukrainës në territorin e Zaporozhye, i cili aktualisht është nën pushtimin rus.

Emri i batalionit vjen nga Pavlo Sudoplatov, një ish-anëtar i shërbimeve inteligjente të Bashkimit Sovjetik gjatë sundimit të Joseph Stalinit, i cili mori pjesë në likuidimet e nacionalistëve ukrainas në fund të viteve 1930.

Sipas mediave ruse, njësia u themelua me iniciativën e Yevgeny Balitskyt, kreut të rajonit ukrainas Zaporozhye. Për vite Balicki ishte anëtar i partisë pro-ruse Partia e Rajoneve, e cila mbronte të drejtat e pakicës ruse në Ukrainë. Në shtator 2022, Balitsky iu bashkua Rusisë së Bashkuar, partisë së presidentit rus Vladimir Putin.

Batalioni “Sudoplatov”, në një postim në Telegram të datës 5 dhjetor 2022, thekson se luftëtarët e tyre po i nënshtrohen “stërvitjeve taktike të përshpejtuara” dhe se ata mësojnë “marrjen e vendimeve luftarake” dhe “sulmin frontal” të armikut në llogore.

Kanali i tyre në Telegramit ndiqet nga 2,300 persona dhe publikon rregullisht foto nga terreni i trajnimit të vullnetarëve si dhe raporte mediatike për atë njësi.

Lexo më shumë  Shtrirja e Kinës përmes kompanive dhe investimeve në Serbi

Më 3 shkurt, në atë rrjet social, ata ofruan 150 mijë euro “për çdo tank që është në funskion” që vendet perëndimore dërguan në Ukrainë.

Në fund të dhjetorit 2022, ata njoftuan se Rusia i kishte dhuruar batalionit “gjashtë dronë, një top anti-dron, tre telefona satelitorë, dy pajisje për imazhe termike dhe shtatë automjete të markës Niva”.

Ruzofilët nga Serbia

Ardhja e dy mercenarëve nga Serbia në batalionin “Sudoplatov” u publikua në kanalin Telegram të grupit më 13 janar.

Në atë njoftim thuhet se “dy serbë me emrat e koduar ‘Dunav’ dhe ‘Sava’” iu bashkuan batalionit në fillim të vitit 2023.

Të dy janë, siç u tha, “patriotë dhe rusofilë serbë” të cilët erdhën në lindje të Ukrainës, pavarësisht se legjislacioni serb ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në fushat e huaja të betejës.

Në një intervistë për kanalin rus Solovlev, e cila u publikua në rrjetet sociale më 29 janar, “Danubi” thotë se familja e tij “reagon normalisht dhe e mbështet” ardhjen e tij në këtë front.
“Këtu mësova më shumë brenda një ditë sesa në gjashtë muaj shërbim ushtarak në Serbi që isha në Policinë Ushtarake”, pohon ai.

Roli i ultra të djathtës ruse

Në publikimin e parë në kanalin Telegram të batalionit që përmend “Sava” dhe “Danubi” nga 13 janari, përmendet një tjetër emër. Është Andrey Rodionov, një ultra i djathtë rus dhe themelues i lëvizjes “Bashkimi dhe Rilindja Ruso-Sllave”, e njohur si “Rusov”.

Raportohet se Rodionov ka qenë në Serbi në disa raste dhe mban kontakte me grupe të caktuara të së djathtës ekstreme serbe.

Lexo më shumë  Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

Në një postim të datës 21 nëntor 2022 në kanalin Telegram të organizatës “Rusov”, thuhet se një numër i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të këtij grupimi po luftojnë në radhët e çetës 112.

Në faqen e organizatës, thuhet se “Rusov”, përveç Rusisë, ka hapur degë në të gjitha vendet sllave. Qëllimet kryesore të kësaj lëvizjeje janë “ringjallja e Rusisë së Madhe” dhe krijimi i një “shteti federal sllav të kryesuar nga Rusia e Madhe”.

Simbolet e përdorura nga organizata janë të zakonshme në ikonografinë e sotme të grupeve neo-naziste dhe të ekstremit të djathtë – rrota rrotulluese, e njohur gjithashtu si svastika sllave dhe kryqi diellor (kryqi në një rreth), një simbol i vjetër që u adoptua nga grupet neo-naziste në shekujt XX-të dhe XXI-të.

Lidhjet me ultra të djathtën nga Serbia

Në nëntor të vitit 2021, Rodionov, së bashku me liderin e grupit ultra të djathtë “Patrola Popullore”, Damnjan Knezheviq shënuan 100 vjetorin e eksodit të monarkistëve nga Rusia pas Revolucionit të Tetorit në Beograd.

Knezheviq ka vizituar Moskën në maj 2021, ku ndër të tjera është takuar me Rodionovin. Në shoqërinë e liderit të “Patrullës Popullore” ishte edhe Dejan Petar Zllatanoviq.

Në tetor 2020, Rodionov u takua edhe me ish gjeneralin e Ushtrisë Jugosllave, Bozhidar Deliq, themelues i organizatës joqeveritare “Dashuri, Besimi, Shpresa”. /telegrafi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *