KryesoreLajme

Subvencionimi i policës kufitare për mërgatën, Kurti: Si çdo verë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot

Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për bashkatdhetarët.

Lidhur me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pohuar se Kosova i pret krahë hapur bashkatdhetarët.

“Të dashur bashkatdhetarë, si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot. Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse”, ka pohuar kryeministri.

Lexo më shumë  Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Më tej ai u ka uruar pushime të këndshme në Kosovë.

Ndryshe, të premten, ministri i Financave, Hekuran Murati së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, guvernatorin Ahmet Ismaili dhe BKS-në,  kanë nënshkruar marrëveshjen, e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.

Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Lexo më shumë  Të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe Fakultetin e Drejtësisë, thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!

Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij një mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.

YouTube player