Bota

Stuhia e rërës që lëvizte me 110 kilometra në orë, “gëlltit” qytetin australian/video

Një skenë “apokaliptike” është filmuar në Queensland të Australisë, ku stuhia e rërës goditi dhe “gëlltiti” qytetin me erërat që frynin me shpejtësi prej 110 kilometra në orë.

Stuhia e rërës kaloi përmes Mounta Isa, Boulia Dajarra dhe Urandangi.

YouTube player

“Është stuhia më e madhe e rërës që kam parë në tetë vitet e fundit”, tha një banor i Boulias që u identifikuar si Leaim Shaë.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Në anën tjetër një banore tjetër e Boulia, Amy Woodhouse tha me një dozë humori se shpreson që askush të mos i ketë harruar t’i mbyll dritaret.

Meteorologia australiane Helen Kirkup, stuhinë e rërës ia atribuon një sërë bubullimash e vetëtimash që ditë më parë ndodhën në këtë rajon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *