Stuga e pafat, humb përballjen e parë ndaj Breidablik – kualifikimi vendoset në ndeshjen kthyese
Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga, nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën e play-offit të Ligës së Konferencës.
Ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin e Ohrit, Struga u mposht si vendase nga skuadra islandeze, Breidablik me rezultat 1-0.
Struga arriti ta shënonte golin e parë të ndeshjes, ku Bunjamin Shabani shënoi në minutën e 28-të për 1-0, por që goli i tij u anulua për shkak se gjatë aksionit kishte ndërhyrje të palejueshme.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Hoskuldur Gunnlaugsson në minutën e 35-të.
Höskuldur Gunnlaugsson opens the scoring with a lovely goal!
— Football Report (@FootballReprt) August 24, 2023
📽️ @FootColic pic.twitter.com/Po5Bl6qnoX
Struga ka edhe një shans ta sigurojë kualifikimin tutje në ndeshjen e kthimit.
Ndeshjen e kthimit kundër Breidablik, Struga do ta luajë si mysafire në stadiumin “Kópavogsvöllur” të Islandës, më 31 shtator me fillim nga ora 18:45.
Rruga Press