Kuriozitete

Studimi zbulon se ngrohja globale po i kthen Alpet e bardha në jeshile

Sipas një studimi të të dhënave satelitore me rezolucion të lartë, ndikimi i ngrohjes globale në Alpe vërehet dukshëm nga hapësira, pasi malet e bardha po kolonizohen gjithnjë e më shumë nga bimët e gjelbra.

Sipas medieve të huaja, zonat me bimësi aty ku nuk rriten pemët në Alpe janë rritur me 77 për qind që nga viti 1984, thotë studimi.

Derisa largimi i akullnajave ka simbolizuar shpejtësinë e ngrohjes globale në rajonin e Alpeve, studiuesit e përshkruan rritjen e biomasës bimore si një ndryshim “absolutisht masiv”.

Rritjet e temperaturave dhe të reshjeve po zgjasin sezonin rritjes, pasi bimët po kolonizojnë zona të reja dhe po bëhen më të dendura dhe më të larta.

Mbulesa e borës po zvogëlohet dhe shkencëtarët thanë se humbjet prej më pak se 10 për qind të mbulesës së borës në zonën pa pemë ishin ende të konsiderueshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *