Lajme

Studimi/ Shqiponja dykrenare e Xhakës dhe Shaqirit rezultoi shumë e dobishme për shqiptarët në Zvicër

Të gjithë e kujtojmë, vitin 2018, kur futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë bujë duke bërë me duar gjestet e shqiponjës dykrenare në ndeshjen historike ndaj Serbisë.

Ku më pas, me golat e tyre vendimtar eliminuan Serbinë nga Kampionati Botëror.

Një studim zviceran, nga “Aargauer Zeitung” ka hulumtuar se si ky skandal ka ndikuar te shqiptarët në Zvicër.

Rezultati është i mahnitshëm.

Këto foto nga Kupa e Botës në Rusi 2018 patën bërë xhiron e botës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, duke kryqëzuar duart formuan shqiponjën dykrenore të flamurit shqiptar gjatë ndeshjes kundër Serbisë.

Ministri dhe huliganët serbë provokuan rëndë

Para ndeshjes pati provokime të ndryshme, më i rëndi ishte ai i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili po pyeste “nëse Serbia do të luante realisht kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”. Gjatë ndeshjes, huliganët serbë kanë brohoritur “Vrisni shqiptarët”.

Pas ndeshjes, në qytete të ndryshme të Zvicrës shpërthyen përleshje të dhunshme mes grupeve rivale. Më pak u fol për fitoren sesa për simbolikën. Gjesti me shqiponjën dykrenare nxiti debate që shkojnë përtej futbollit: polarizimi dhe përjashtimi, nacionalizmi dhe lojaliteti i dy qytetarëve të Zvicrës. Shqiponja është shpallur fjala e vitit 2018.

Cilat ishin pasojat e shqiponjës dykrenare për shqiptarët në Zvicër? U diskriminuan ata më shumë pas kësaj? Pikërisht me këtë është marrë një studim i publikuar në Gazetën Evropiane të Kërkimeve Politike. Autorët Daniel Auer dhe Didier Ruedin dalin në një përfundim mahnitës: shqiponja dykrenare u ka sjellë dobi shqiptarëve në Zvicër. Diskriminimi, pas kësaj ka shënuar rënie. Për këtë ka raportuar sot “Aargauer Zeitung”.

Lexo më shumë  “Serbia shkeli Marrëveshjen për lëvizjen e lirë” – Hovenieri bie dakort me BE-në

Për të matur ndikimin e simbolit që bënë Xhaka dhe Shaqiri, studiuesit kanë dërguar pothuajse 12,000 aplikacione fiktive për apartamente falas. Ata kanë dërguar dy aplikacione identike për shpallje, me një përjashtim: njëri përmbante një emër zviceran, tjetri një emër shqiptar. Eksperimenti u krye në periudhën mars-shtator 2018, pikërisht në periudhën e lojës që u zhvillua në qershor 2018.

Pas tre muajve të parë, rezultati ishte i qartë: 78.8 për qind e zviceranëve morën një ftesë për të shikuar banesën, ndërkohë që 72.3 përqind të shqiptarëve morën po këtë ftesë.

Pas kësaj kanë ardhur gjestet e Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjën.

“Në fillim mendova: ky gjest i jep fund eksperimentit tonë, sepse ndikimi i jashtëm, mund të jetë shumë i madh”, thotë studiuesi Daniel Auer për “Aargauer Zeitung”. “Por në retrospektivë, shqiponja dykrenare përbënte fat”.

Sepse pas kësaj numrat “u rregulluan” papritmas. Edhe pas kësaj, zviceranët merrnin më shpesh përgjigje pozitive. Megjithatë, raporti ishte përshtatur ndjeshëm në krahasim me kohën “para shqiponjës”, në 70.5 kundrejt 69.1 për qind.

Lexo më shumë  Qoku i reagon BDI-së: Jemi lodhur nga këta që shqiptarizmin e kanë punë personale, ndërsa sllavizmin detyrë qeveritare

Studiuesit janë të befasuar nga rezultatet e tyre: “Unë mendoja se diskriminimi mund të rritet. Me sa duket, debatet rreth kësaj loje kanë çuar në një ndjenjë bashkimi. Ndjenja për të dalë së bashku për flamurin zviceran, siç bëjnë Shaqiri, Xhaka, Lichtsteiner dhe gjithë ekipi, është bartur në jetën e përditshme”, thotë Auer.

Disavantazhi i i diasporës shqiptare në Zvicër është zvogëluar

Ai bën një bilanc se lojtarët kanë siguruar drejtpërdrejt që “disavantazhi i diasporës së tyre në Zvicër të zvogëlohet”.

Megjithatë, është e paqartë se sa i qëndrueshëm është efekti i shqiponjës dykrenare. Për këtë do të duhej të përsëritej eksperimenti, thotë studiuesi.

“Nuk do të ishte çudi nëse diferenca është rritur pak ndërkohë. Sepse shqiponja dykrenare është një rast konkret, një gjest i vetëm dhe jo një zhvillim shumëvjeçar”.

Se si është zhvilluar ky raport mund të ndihet edhe diku tjetër pas disa muajsh. Më 2 dhjetor, Zvicra dhe Serbia do të takohen sërish në Kupën e Botës në Katar. Aty duhet të jenë edhe Xhaka dhe Shaqiri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *