BallinaBotaLajme

Studimi gjerman tregon si e prek koronavirusi trurin e pacientëve

Koronavirusi mund të prekë trurin përmes qelizave nervore në hundë, raportuan të hënën studiuesit gjermanë.

Rezultatet e autopsisë nga 33 njerëz që humbën jetën nga Covid-19, treguan virusin në tru dhe në nazofaringë, pjesën e sipërme të fytit që lidhet me zgavrën e hundës. Studiuesit gjetën përqendrime të larta të virusit në indet e shoqëruara me aromë (mukoza e nuhatjes).

Lexo më shumë  Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Hulumtuesit morën mostra nga indet nga pacientët dhe përdorën imazhe për të parë ARN nga virusi, dhe ky studim është unik pasi është i pari ku imazhet u përdorën për të kapur virusin në veprim.

Gjetjet kanë një rëndësi të veçantë pasi mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa simptomave neurologjike të infeksionit të koronavirusit, veçanërisht, tek humbja e nuhatjes, simptomë që e përjetojnë kaq shumë njerëz, raportuan studiuesit në revistën Nature Neuroscience.

Lexo më shumë  Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?

Ato gjithashtu mund të ndihmojnë në shpjegimin e simptomave të tilla si dhimbje koke, lodhje, të vjella dhe të përziera, sipas Frank Heppner i Institutit të Shëndetit në Berlin.

YouTube player