Bota

Studime të jetës reale, çmimi Nobel në ekonomi bashkëndahet mes tre fituesve

Çmimi Nobel për ekonominë këtë vit është fituar nga tre persona, të cilët kryen studime mbi ndikimin e politikave ekonomike dhe vendimeve të qeverisë, në jetën reale.

David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens kanë fituar çmimin Nobel në ekonomi këtë vit. Treshja bashkëndanë çmimin mbi përdorimin e “eksperimenteve natyrore” për të kuptuar si ndërveprojnë politikat ekonomike dhe eventet e tjera. Eksperimentet natyrore përdorin situata reale të jetës së përditshme për të kuptuar impaktin që kanë vendimet e qeverisë.

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Kanadezi Card, studioi ndikimin e rritjes së pagës minimale në punësimin e njerëzve në shtetin amerikan NewJersey. Gjetjet e tij i shtynë studiuesit të rishikojnë mendimin e tyre se një rritje e tillë çon gjithmonë në rënie të punësimit. Amerikani Joshua Angrist dhe Guido Imbens, një akademik holandez, ndajnë çmimin “për kontributet e tyre metodologjike në analizën e marrëdhënieve rastësore”. Tre fituesit ndajnë çmimin prej 839.000 dollarësh, me Card që përfiton gjysmën e tij.

Çmimi i ekonomisë, i njohur zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank (banka qendrore e Suedisë) në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel, u krijua në vitin 1968.

Burimi: BBC. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *