Lajme

Studim: Delfinët femra kanë klitoris dhe mund të përjetojnë orgazma njësoj si gratë

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar për herë të parë se, ashtu si gratë, edhe delfinët femra kanë një klitoris funksional që mund të zgjojë  të njëjta ndjenja kënaqësie seksuale me njerëzit.

Ky përfundim bazohet në zbulimin se struktura anatomike  te delfinët, që i ngjan klitorisit të grave, ka shumë nerva shqisore dhe inde erektilë që mund të stimulohen.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesorja e biologjis Patricia Brennan nga Kolegji “Mount Holyoke” në Massachusetts, që botuan hulumtimin në revistën Current Biology, studiuan klitorisin e 11 delfinëve të vdekur dhe analizuan formën, nervat, dhe indet e tyre, duke arritur në përfundimin se klitorisi funksionon normalisht.

Lexo më shumë  KFOR: Do të vazhdojmë të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë

Delfinët janë shumë socialë dhe bëjnë seks gjatë gjithë vitit, duke “ndërtuar” kështu lidhje më të forta sociale.

Studimi i ri konfirmon se klitorisi vepron si burim kënaqësie për delfinët.

“Ne e dinim se delfinët kryejnë marrëdhënie  seksuale  jo vetëm për t’u riprodhuar, por edhe për të pasur lidhje më të forta sociale, kështu që dukej e mundur që klitorisi të ishte funksional.”

“Klitorisi i delfinit ka shumë karakteristika që tregojnë se funksionon për të ofruar kënaqësi tek delfinët femra,” tha Brennan.

Lexo më shumë  Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

Studiuesit gjithashtu theksuan se në përgjithësi klitorisi dhe kënaqësia seksuale e kafshëve femra në natyrë janë studiuar pak deri më tani. Në fakt, edhe klitorisi i njeriut nuk ishte studiuar plotësisht deri në vitet 1990.

Studiuesit do të vazhdojnë të studiojnë klitorisin dhe organet gjenitale të delfinëve, si dhe kafshëve të tjera vertebrore, për të mbushur boshllëkun ekzistues shkencor.

Rruga Press

YouTube player