KryesoreLajme

Studenti shqiptar ia përplas në fytyrë të vertetën e krimeve serbe në Kosovë Vuk Jeremiqit gjatë një ligjërate në Britani

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, kohë më parë ka qëndruar në Britani të Madhe.

Ish-kryediplomati serb ka marr pjesë në një forum, ku të pranishëm ishin edhe disa studentë.

Një prej tyre ishte edhe Leart Avazaj, student në University of Cambridge, i cili nuk lejoi që politikani serb të propagandojë në kurriz të Kosovës.

“Ju e nisët duke përmendur përvjetorin tuaj. Po i bashkohem punës së përvjetorëve dhe të them se këtë muaj shënohet 25 vjetori prej që 45 shqiptarë ishin kidnapuar nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe ishin vrarë nga trupat serbe. Në Serbinë e sotme, kjo konsiderohet teori konspirative, dhe ky është qëndrimi i shtetit serb, i atij shteti që ju i keni shërbyer dhe i të njëjtit shtet që ka vrarë 13 mijë civilë më 1998 e 1999, dhunoi mijëra gra më 1998/99 dhe i dëboi miliona shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë familjen time meqë ra fjala”, tha fillimisht studenti i matematikës.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zv/presidentin e MCC-së, e falënderon për grantin 200 milionësh për energji

“Unë nuk kam dëgjuar ndonjë kërkim-falje nga Serbia. E di se ju nuk e keni bërë një të tillë gjatë kohës si ministër i jashtëm. Dhe ju flisni për Milosheviqin si një përjashtim të rrallë: “Oh, ai ishte…diktator i çmendur, ai ishte Sadami ynë, tash s’kemi diçka të tillë… Epo, kjo qartazi është e pavërtetë. Sepse nëse e shihni Serbinë para Milosheviqit, për aq sa Kosova ishte e okupuar nga Serbia, planet për shfarosjen e shqiptarëve ekzistonin me Çubriloviqin, Andriqin… dhe nëse e shihni Serbinë pas Millosheviqit prej që ai e vrau veten, ju keni pasur (i ndërhyhet “ai vrau çka?”)”, shtoi Avazaj.

Studenti shqiptar ia kujtoi se në kohën e Milosheviqit, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte ministër i Informacionit.

Lexo më shumë  Vulini i cili është në listën e zezë të SHBA-së propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi dhe Daçiqi ministër i Brendshëm

“Ju i keni pasur disa nacionalistë të preokupuar në imazh që thoshin : “Oh, ne s’e duam Millosheviqin,” por që i thonë të njëjtat budallallëqe për Kosovën, dhe më pas keni dikë që po e udhëheq Serbinë qe 10 vjet që është pothuajse dishepulli i Millosheviqit, ai që ishte ministër i Informacionit në Qeverinë e Millosheviqit”, pohoi Avazaj.

Ai më tutje kërkoi një përgjigje nga Jeremiq rreth këtyre fakteve.

“Ndoshta ju mund të thoni, “Oh, këta 744 njerëz që u gjetën në Batajnicë që ishin vrarë në Kosovë dhe u çuan qindra kilometra larg në Serbi ndoshta e çuan veten në Serbi dhe u shtrinë të vdekur…” Ndoshta ky është versioni juaj i të vërtetës meqë duam të relativizojmë gjithçka. Pyetja ime është: si do të pajtoheni me këto fakte?!”, përfundoi ai.

YouTube player