Lajme

Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit për mungesën e ngrohjes në shkolla

YouTube player

Sot në orën 10:00, studentët pritet të zhvillojnë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit për mungesën e ngrohjes në shkolla.

Studentët do të marrin ngrohëse me vete, në shenjë protestë për mungesën e shërbimeve në shkolla për të kryer procesin e mësimit.

Aktivisti Gevio Tabaku, pjesë e Bordit Kombëtar të Studentëve u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se është absurde të flasësh për klasa digitale kur nuk ka ngrohje në shkolla.

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

“Ministria e Shëndetësisë para 1 viti bënte luftë për t’i mbajtur shkollat online dhe sot që ka më shumë raste, shkollat bëhen me prezencë fizike. Janë vendime absurde. Në disa shkolla nuk ka fare ngrohje. Në Shqipëri janë harxhuar 3.5 mln euro për digjitalizim në shkolla”, u shpreh ai.

Për shkak të problemeve me sistemin ngrohës dhe parashikimit për temperatura të ulëta deri që -17 gradë celsius, Ministria e Arsimit njoftoi pak ditë më parë se shkollat në të gjithë vendin do të mbyllen për 3 ditë, nga 24-26 janar.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Nga ministria u sqarua se orët e humbura do të zëvendësohen./euronews albania/

Rruga Press

YouTube player