Bota

Studentët provojnë jelekët antiplumb dhe mënyrat e evakuimit në lindje të Ukrainës

Studentët në qytetin lindor të Kharkiv po mësojnë rreth përdorimit të jelekëve antiplumb dhe eksplozivëve si dhe të ushtrohen për evakuim dhe dhënie të ndihmës së parë në një kohë që Ukraina përgatitet për një sulm të mundshëm të madh nga ushtria ruse.

Qyteti, i cili është nën kontrollin e qeverisë ukrainase, është vendi i fabrikave të tankeve, avionëve dhe traktorëve dhe shtrihet 40 km larg nga kufiri rus.

Ai është identifikuar nga presidenti Volodymyr Zelenskiy si një objektiv i mundshëm rus, megjithëse zëdhënësi i tij tha se flitet me hipoteza.

Lexo më shumë  Nënkryetari i qeverisë së Federatës së Bosnjes e konfirmon: Dje në Beograd më vranë vëllain e vogël

Rusia ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën, por autoritetet nuk po rrezikojnë, veçanërisht me aktet e fundit pas njohjes nga Moska të dy rajoneve separatiste në lindje të ish-republikës sovjetike.

“Ne kemi filluar t’i bëjmë ato stërvitje për fëmijët më shpesh për të parandaluar situata të tilla si plagosjen e fëmijëve ose, Zoti na ruajt, vdekjen,” tha specialisti i mbrojtjes civile Oleksandr Shevchuk.

Lexo më shumë  Huliganët serbë rrahin për vdekje vëllain e zv.presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

“Ne … i lëmë të provojnë uniformat tona, jelekët antiplumb dhe helmetat tona. U tregojmë atyre se çfarë mund të jenë objektet hpërthyese, në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen për situatat që mund t’u ndodhin atyre.”

Studenti Nazar tha: “Kjo është mjaft e rëndësishme, duke pasur parasysh situatën që po zhvillohet përgjithësisht midis Ukrainës dhe Rusisë. Po, e frikshme, shumë e frikshme.”

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *