Lajme

Studentët organizojnë marsh kundër Asociacionit më 15 shkurt

Kryesia e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës ka dhënë detaje për marshin kundër formimit të Asociacionit, që e ka thirrur më 15 shkurt.

Marshi me moton “Bashkë kundër Asociacionit”, do të mbahet më 15 shkurt, nga 16:00, duke nisur nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Në një konferencë për medie, drejtuesit e Parlamentit Studentor, thanë se Asociacioni “ndikon në avancimin e Serbisë në Kosovë” dhe “krijon destabilitet në vend”.

Alba Lala, nënkryetare e Parlamentit Studentor, tha se në ditën kur edhe festojnë 53-vjetorin e themelimit të UP-së do të marshojnë kundër Asociacionit i cili, sipas saj, nuk avancon të drejtat e serbëve, por instrumentalizon serbët në Kosovë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja 90 milionëshe me Bankën Botërore

“24 vjet pas luftës së fundit dhe 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës vazhdojnë të mbesin cak i Serbisë, kjo e fundit ende nuk i ka shuar aspiratat për territorin tonë. Serbia në raport me shqiptarët ka të kaluar kriminale vazhdon të ketë të tashme kriminale duke ndërtuar strategji për një të ardhme kriminale”, theksoi Lala. “Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë për të cilin ende nuk ka kërkuar falje. E kaluara në vendet e rajonit na ka dëshmuar që asociacioni do të thotë autonomi e cila më pas ka shpie në luftë. Se asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë është më së e qartë. Ky asociacion nuk avancon të drejtat e serbëve por instrumentalizon serbët në Kosovë dhe ndikon në avancimin e Serbisë në Kosovë si rrjedhojë e së cilës pashmangshëm krijohet de-stabilitet”.

Lexo më shumë  Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Ndërsa, nënkryetari i Parlamentit Studentor, Bleron Beka, bëri thirrje që qytetarët t’i bashkëngjiten marshit.

“Bëjmë thirrje për përfaqësuesit vendorë dhe ndërkombëtarë që funksionojnë në Republikën e Kosovës që të parandalojnë krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe që ndërtohet në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *