Studentët në Prishtinë dalin në protestë kundër Asociacionit
Me thirrjet “Zajednica nuk kalon” dhe duke kënduar këngën “Besa Besë” një numër i madh i studentëve të cilët po protestojnë kundër Asociacionit, janë nisur nga oborri i Bibliotekës Kombëtare drejt ndërtesës së Qeverisë.
Marshi i cili po zhvillohet të mërkurën mban moton “Bashkë kundër Asociacionit”.
Ai organizohet në 53-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.
Marshuesit janë parë me flamur kombëtar e pankarta në duar.
Rruga Press