Lajme

Stuart Peach, i dërguar i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Sir Stuart Peach si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, është bërë e ditur në njoftimin e Qeverisë britanike.

Sipas njoftimit, ky emërim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Sir Stuart Peach, me gradë marshall, do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo më shumë  Bie aludimi qesharak i FSHF-së, deri në Evropianin “Shqipëri – Serbi”, Kosova do t’i ketë të paktën katër stadiume moderne

Në njoftim thuhet se si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit, Sir Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon, dhe aleatët në SHBA e Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal.

“Për Serbinë dhe Kosovën, ai do të punojë me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë në Evropë.

Lexo më shumë  “Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani merr mesazhin nga ushtarët amerikanë

“Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur sukseset e arritura përmes paqes dhe dialogut – nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndasitë e së kaluarës. Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Sir Stuart Peach do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euroatlantik në këtë rajon kyç”, tha Johnson, përcjell komunikata e Qeverisë britanike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *