Lajme

Strategjia antikorrupsion në Kosovë. 4 ministra hartojnë planin. 20 mln euro dhe për Trepçen

Katër anetarë të kabinetit Kurti do të hartojnë deri në dhjetor të këtij viti një strategji të re antikorrupsion. Qeveria miratoi edhe huanë prej 20 milionë euro investim në minierat e Trepçës.

Kosova do të ketë një strategji të re antikorrupsion. Për hartimin e saj qeveria Kurti ka miratuar vendimin e ngritjes se strukturës së posaçme. Plani do të jetë gati deri në dhjetor, tha Albin Kurti.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Sot ju ftoj të miratojmë strukturat për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit, të udhëhequr nga komisioni ministror me këtë përbërje, Hekuran Murati kryesues dhe anëtarë Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvnolli.

Ministriat do të hartojnë strategjinë deri në dhjetor të këtij viti dhe do të miratohet në Qeveri deri në fund të këtij viti. Në Qeveri do e miratojmë deri në fund të këtij viti,” tha ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Duke iu referuar raportit “Traparency International” Kosova ka shënuar progres me 20 vende në dy vitet e fundit. Në mbledhjen e së mërkurës qeveria aprovoi kërkesën për huamarrje deri në 20 milionë euro për Trepçën me qëllim investimi kapital në miniera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *