KryesoreLajme

(Video) Flet ish e dashura e McGonigal: Chalie më tha se darka me Ramën në restorantin St.George kushtoi 10 mijë dollarë

Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal tregoi për mediat amerikane se kur ish-zyrtari i FBI-së ishte kthyer nga darka me Edi Ramën dhe shoqëruesit e tij, i kishte treguar se darka kishte kushtuar 10 mijë dollarë. Bëhet fjalë për takimin që McGonigal dhe Rama kishin pasur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Neë York.

Deklarata e Guerrero u bë gjatë një interviste për  “One America News”, kur ajo po fliste për pyetjet që i kishin bërë agjentët e FBI-së.

“Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB-së.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë për të dhe shoqëruesit e tij” tregoi Guerrero.

Ish e dashura e McGonigal ishte e para që foli publikisht për përfshirjen e dyshimtë të Ramës me ish zyrtarin e FBI-së.

“Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

E pyetur se a ka aktorë të tjerë janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI-ja deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se drejtuesit e FBI do t’i shkojnë deri në fund pasi “ata duan të rikthejnë besueshmërinë” e institucionit që drejtojnë.

“Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet. Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen” tha Guerriero.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *