Lajme

Stradner: Edhe pas tri dekadave, njerëzit e Millosheviqit ende në pushtet, duke përfshirë Aleksandar Vuçiqin

Ekspertja amerikane e Sigurisë, Ivana Stdradner, që kontribuon në Fondacionin në Mbrojtje të Demokracisë, ka kujtuar kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Në llogarinë e saj në Twitter, Stdradner tha se Millosheviq pikërisht në korrik të vitit 1997 u bë President i Republikës Federale të Jugosllavisë, e kjo tani ditë ëshë e zezë për Serbinë.

Megjithatë, thekson se tre dekada më vonë, njerëzit e Millosheviqit janë ende në pushtet, duke përfshirë mentorin e tij, Aleksandar Vuçiq.

“Në korrik të vitit 1997 Sllobodan Millosheviq u bë President i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në këtë ditë ai bëri betimin. Sot është një ditë e zezë për Serbinë. Tre dekada më vonë, njerëzit e Millosheviqit janë ende në pushtet, duke përfshirë mentorin e tij Aleksander Vuçiq”, shkroi ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Panairet të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit, diaspora urë-lidhëse për investime direkte

Stdradner, pati reaguar edhe për qindra mijëra llogari të rreme serbe në Twitter, për të cilat thotë se janë të lidhura direkt me partinë e Aleksandar Vuçiqit.

Ajo tha se këto llogari të rreme kanë lidhje me Qeverinë e Serbinë dhe se promovojnë narrativa pro-ruse.

“Zbulohet lista me gati 15,000 llogari të rreme serbe [në Twitter]. Pjesa më interesante është se lista përmban edhe emra të vërtetë dhe informacione për çdo llogari të rreme”, shkruan Stradner.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në 25-të vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Drejtësia për të nuk ka filluar ende

“Dua të theksoj se këto llogari janë të lidhura me partinë SNS të Vuçiqit… Ato janë të ngathëta e lehtësisht të zbulueshme dhe shërbejnë për qëllime të brendshme”, tha ekspertja Stdradner

Rruga Press

YouTube player