Bota

Stoltenbergu kërcënon Rusinë

Rusia do të paguante çmim të lartë për çdo agresion të ri ushtarak kundër Ukrainës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtu u bë e ditur në një tryezë diskutimi nga aleancat ushtarake perëndimore, duke i diskutuar synimet e Moskës zyrtare për grumbullimin e trupave në kufirin e ish-sovjetikëve.

Perëndimi ka treguar tashmë se mund të ushtrojë sanksione ekonomike, financiare dhe politike kundër Moskës, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Lexo më shumë  Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

“Rusia do të paguante një çmim të lartë nëse do ta përdorte forcën kundër Ukrainës”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do t’i informojë 29 homologët e tij të NATO-s mbi inteligjencën e Washingtonit mbi atë që po ndodh në krahun lindor të aleancës dhe në Ukrainë, e cila nuk është anëtare.

“Çdo veprim përshkallëzues nga Rusia do të ishte një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara dhe çdo agresion i ripërtërirë do të shkaktonte pasoja të rënda,” tha tutje ai.

Lexo më shumë  Monedha iraniane bie ndjeshëm, teksa Uashingtoni përgatit sanksione të ashpra

“Ne do të konsultohemi ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s në ditët në vijim nëse ka hapa të tjerë që duhet të ndërmarrim si aleancë për të forcuar mbrojtjen tonë, për të forcuar qëndrueshmërinë tonë e për të forcuar kapacitetin tonë.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *