BotaKryesore

Stoltenberg: Roli i NATO-s në Ballkan është parandalimi i konflikteve të reja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se dyert për hyrje të anëtarëve të rinj janë gjithmonë të hapura për të gjitha vendet që përmbushin standardet e aleancës dhe duhet respektuar vendimin e lirë të shteteve që të vendosin vet sa i përket kësaj çështje.

Stoltenberg tha për Vesti se dokumenti eventual për moszgjerim të NATO-s në lindje, për të cilin këmbëngul Rusia, asnjëherë nuk është nënshkruar.

“NATO kurrë nuk ka detyruar asnjë vend që të hyjë në aleancë. Respektohet liria e vendimit. Ne respektojmë kur vendet vendosin të na bashkohen, siç janë Polonia apo disa vende tjera pas Luftës së Ftohtë, por gjithashtu i respektojmë vendet edhe kur vendosin të mos na bashkohen”, shtoi Stoltenberg.

Ai theksoi se NATO “përkrah fuqishëm dhe respekton” vendimin e vendeve, siç është Serbia që nuk dëshiron të futet në aleancë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Është vendim i pavarur i Serbisë dhe NATO-ja e respekton siç respekton vendimin e Suedisë dhe Finlandës që janë partnerë tonë të ngushtë, por që nuk janë futur në NATO. Nuk duam të futemi në sferën e ndikimit kur fuqitë e mëdha vendosin për fqinjët e tyre të vegjël. Çdo vend në Evropë ka të drejtë të vendosë për rrugën që do të zgjedhë”, tha ndër tjera i pari i NATO-s.

Gjithashtu është bërë e ditur se NATO është angazhuar fuqishëm në gjetjen e një zgjidhje politike në krizën e Ukrainës, dhe se nuk është vonë që të ruhet paqja.

“Çdo ditë po shohim sesi forcat ruse po mblidhen në kufi (me Ukrainën). Kemi prezantuar propozime konkrete në dokumente dërguar Rusisë, duke theksuar se jemi të gatshëm të bisedojmë për kontrollin e armëve, masave për aktivitetet transparente të ushtrisë, raketa dhe shumë probleme tjera”, theksoi Stoltenberg.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Qëllimi i NATO-s është ruajtja e paqes. Roli i NATO-s nuk është të provokoj konflikt, por ta parandalojë. Gjithmonë kërkojmë zgjidhje politike. Ne besojmë, që pavarësisht sa të fuqishëm jemi, gjithmonë mundemi të fillojmë një dialog politik. Këtë e kemi bërë shumë herë dhe jemi të gatshëm ta bëjmë sërish”, theksoi Stoltenberg.

Duke folur për prezencën e Aleancës në Ballkan, Stoltenberg tha se NATO ka zyra në Sarajevë, trupat e KFOR-it në Kosovë dhe zyrën në Beograd, ndërsa rikujtoi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i janë bashkuar NATO-s, duke ritheksuar rolin e kësaj aleance në Ballkanin Perëndimore në parandalimin e konflikteve të reja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *