Lajme

Dhjetëra policë nxjerrin për krahësh nga shtëpia banorët tek “5 Maji”

Pamje dramatike vijnë nga lagjia “5 Maji” në kryeqytet. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit sot në orët e para të mëngjesit nisi shembjen e një numër të konsiderueshëm banesash në lagjen “5 Maji”.

Policia largoi banorët me forcë nga ndërtesat, ku jetonin prej disa dekadash. Në një video shihet se si dhjetëra policë hyjnë brenda një ndërtese disa katëshe dhe nxjerrin me forcë banorët e saj. Rezistenca e banorëve ka qenë e pamjaftueshme për të ndaluar eskavatorët e IMT.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës mbyll gjashtë degë të Bankës Postare Kursimore në veri

Lagja e njohur si zona “5 maji” apo Bregu i Lumit është përfshirë nga bashkia në programet e rindërtimit.

Plani parashikon shembjen e banesave të parregullta dhe ndërtimin e pallateve shumëkatëshe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *