Bota

Stoltenberg pas takimit me kryeministrin slloven: Sllovenia e gatshme të rris kontributin e saj në Kosovë përmes KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pritur sot në shtabin e NATO-s, kryeministrin slloven Robert Golob.

Pas takimit në një konferencë për media, Stoltenberg tha se diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, të cilin e quajti rajon me rëndësi strategjike në fqinjësinë tonë të përbashkët evropiane dhe me rëndësi strategjike për NATO-n.

“Shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme, dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke vendosur 1000 trupa shtesë.  Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, tha Stoltenberg.

Lexo më shumë  Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon

Ai më tej shtoi se në këtë kohë kritike, ne të gjithë duhet të investojmë më shumë në sigurinë tonë.

“Kështu që unë i mirëpres hapat që ka ndërmarrë Sllovenia për të rritur shpenzimet e mbrojtjes”, u shpreh Stoltenberg.

I pyetur sesi do të sigurohet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje e Hercegovicë, shefi i NATO-s u shpreh se Sllovenia për shumë vite ka kontribuar me trupat, forcat e saj në misionin tonë paqeruajtës në Kosovë dhe mirëpres njoftimin e kryeministrit Golob për të qenë gati për të rritur më tej kontributet sllovene në misionin tonë të KFOR-it. Këta janë shembuj të rëndësishëm se si Sllovenia në fakt po bën një ndryshim”. 

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar
YouTube player