Bota

Stoltenberg paralajmëron: Nëse Rusia fiton luftën, Kina mund të pushtojë Tajvanin

NATO ka paralajmëruar se performanca ushtarake e Rusisë në Ukrainë mund të përcaktojë nëse Kina do pushtojë apo jo Tajvanin.

Shefi i aleancës Jens Stoltenberg deklaroi se një fitore e rusëve mund të inkurajojë Kinën të marrë Tajvanin me forcë.

“Ajo që po ndodh sot në Evropë, nesër mund të ndodhë në Azi”, u shpreh ai, teksa shtoi: “Rezultati i luftës në Ukrainë ndikon në përfundimet që do të nxirren në Pekin. Kjo përfshin Tajvanin”.

Lexo më shumë  Publikohet drafti i marrëveshjes SHBA-Iran: Ja çfarë përmban dokumenti me 14 pika

“Nëse Putini arrin atë që dëshiron me Ukrainën duke thyer ligjin ndërkombëtar dhe duke përdorur forcën ushtarake, atëherë është një mesazh për liderët e tjerë autoritarë gjithashtu në Pekin se ata mund të arrijnë atë që duan duke përdorur forcën ushtarake”, tha Stoltenberg.

Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Tajvan ka hedhur vazhdimisht poshtë pretendimet kineze mbi ishullin, me një shumicë dërrmuese të njerëzve që duan që ai të mbetet një vend i pavarur.

Lexo më shumë  Sistemi i rekrutimit në Rusi i afrohet pikës së thyerjes, duke shkaktuar debat mbi mobilizimin e detyruar

Nga ana tjetër, presidenti kinez Xi Jinping vazhdimisht bën thirrje për një “proces paqësor ribashkimi”, por Kina mund të përdorë forcën nëse ka nevojë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *