Bota

Stoltenberg i prerë: Nuk do të dërgojmë trupa të NATO-s në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg deklaroi se aleanca ushtarake ka ofruar mbështetje të paprecedentë për Kievin, nuk ka asnjë plan që vendet anëtare të vendosin trupa në terren në Ukrainë.

Deklarata e Stoltenberg, vjen pas komentit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha dërgimi i trupave të vendeve perëndimore në Ukrainë, nuk përjashtohet në të ardhmen, shkruan Sky News.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Çdo vendim për të dërguar ushtarë do të kishte nevojë për mbështetje unanime nga të gjithë anëtarët. Udhëheqësit e Suedisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Republikës Çeke kanë thënë se nuk po planifikojnë të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Ndërkaq, një reagim ka ardhur edhe nga Kremlini. Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin u shpreh se nëse kjo do të ndodhte, mund të kalohej në një konflikt të pashmangshëm me NATO-n.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse
YouTube player