Bota

Stërvitjet – Rusia sjell luftanije, raketa hipersonike dhe avionë në Mesdhe

Rusia planifikon stërvitje të marinës në Mesdhe dhe ka zhvendosur bombardues dhe avionë të pajisur me raketa hipersonike në bazën e saj në Siri, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe TASS.

Stërvitjet do të përfshijnë disa flota ruse dhe do të marrin pjesë në pjesën lindore të Mesdheut, cituan ata të thoshte ministria ruse e mbrojtjes.

Lexo më shumë  Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

Më herët të martën, Rusia njoftoi planet për një stërvitje të ngjashme në detin Barents.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë kanë arritur pikën e vlimit. Inteligjenca amerikane parashikon një sulm të rusëve në Ukrainë ditën e nesërme. Putin thotë se nuk planifikon të pushtojë Ukrainën, por kërkon që ti premtohet se ky vend nuk do të anëtarësohet në NATO.

Nga Xho Bajden deri tek Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Erdogan janë përpjekur të ulin tensionet duke komunikuar me Putin, por situata duket ende e paqartë. Rusia po shton presionin në disa pika të nxehta globale duke aktivizuar ushtrinë. Pretendimi rus: Raketat e NATO-s nuk mund të vendosen në Ukrainë, ngjitur me kufirin rus.

Lexo më shumë  Tajvani lëshon raketa amerikane 10 km pranë Kinës para samitit Trump-Xi Jinping

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *