Lajme

Stërvitje e përbashkët e KFOR-it dhe EULEX-it në Mitrovicë për reagim ndaj krizave

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it dhe personeli i EULEX-i,  kanë zhvilluar një aktivitet të përbashkët në Mitrovicë.

Sipas njoftimit për media thuhet se aktiviteti kishte të bënte me reagimin ndaj krizave.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, përkatësisht, me të cilët punojnë në koordinim të ngushtë.

YouTube player