Bota

I janë premtuar 30 sosh, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë aeroplanët luftarakë F-16

Gjatë vizitës së tij në Belgjikë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar bazën ajrore që ka aeroplanët luftarakë F-16 që pritet t’i jepen Ukrainës.

Majde kryeministri bel Alexander de Croo ka postuar një fotografi nga ky takim në bazën ajrore, në llogarinë e tij zyrtare në platformën X.

“Ukrainasit po vazhdojnë të vriten çdo ditë nga pushtuesit rusë. I dashur Volodymyr Zelensky, këta F-16 do të jenë të juaj dhe do t’ju ndihmojnë të mbrojnë qytetarët tuaj”, tha ndër tjera de Croo.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Ai gjithashtu theksoi se Ukraina “mund ta largojë Rusinë vetëm me më shumë armë më të mira dhe me një ritëm më të shpejtë të dorëzimit të dërgesave”.

Ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib ka thënë se vendi i saj do ta furnizojë Ukrainë me 30 aeroplanë F-16 deri në vitin 2028.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së
YouTube player