BotaKryesore

Stërvitja ushtarake Rusi – Bjellorusi/ Reagon Ukraina: Presion psikologjik, kemi mjaft forca për të mbrojtur vendin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “presion psikologjik” stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Grumbullimi i forcave në kufi është presion psikologjik nga fqinjët tanë”, tha Zelensky përmes një deklarate për shtyp.

“Sot kemi mjaft forca për të mbrojtur vendin tonë me nder”, shtoi ai.

Ushtrimet që do të zgjasin dhjetë ditë, do të zhvillohen përgjatë kufirit ndërmjet Ukrainës dhe Bjellorusisë. Rreth 30 mijë trupa ushtarake ruse pritet të marrin pjesë në këto stërvitje.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Rusia mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën, por i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të mos e pranojnë Ukrainën në NATO. Po ashtu, Kremlini kërkon që aleanca ushtarake NATO të mos zgjerohet drejt lindjes.

Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë mbi 100,000 trupat që ka vendosur pranë Ukrainës, por Kremlini është përgjigjur se mund të vendosë trupat e saj ku të dojë brenda territorit rus./REL

Lexo më shumë  Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *