Bota

Statistika/ Sa % e amerikanëve mendojnë se një luftë civile është e mundshme brenda disa viteve

Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka bërë disa zbulime shqetësuese për sa i përket zhvillimeve të fundit në SHBA.

Në dokumentin me 42 faqe, thuhet se gjysma e amerikanëve presin që një luftë e dytë civile mund të ndodhë në SHBA në vitet e ardhshme.

Ndërkohë, më shumë se 40% e pjesëmarrësve mendojnë se amerikanët e vërtetë po zëvendësohen nga emigrantët – një koncept që njihet si ‘Teoria e Zëvendësimit’.

Po ashtu, 40% thanë se do të preferonin një “lider të fortë” mbi një sistem demokratik.

Ndërkohë, 1 në 5 amerikanë thanë se do të merrnin armë me vete gjatë një proteste të dhunshme të stilit të Capital Hill më 6 janar. Por vetëm 4% thanë se kishte gjasa që ata ta përdornin atë për t’i shtënë dikujt.

Lexo më shumë  Peter Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, përfundon epoka 16-vjeçare e Orbanit

Vdekjet nga armët në SHBA u rritën me plot 43% nga viti 2010 – 2020 dhe shitjet e armëve u shtuan ndjeshëm gjatë pandemisë.

Një studim i ngjashëm i Tulchin Reasearch muajin e shkuar zbuloi se 44% e amerikanëve mendonin se SHBA po shkonte drejt një lufte civile.

Ndërsa, sondazhi i YouGov javën e shkuar, vuri në pah një rritje të thirrjeve për një ndarje të mundshme të SHBA-së.

1/3 e përkrahësve të ish-presidentit Donald Trump që jetojnë në shtete republikane, thanë se duke parë mënyrën se si liberalët po ndërhyjnë në legjislacion dhe mënyrën se si ata po “shkatërrojnë vlerat e familjes amerikane”, ata do të ishin pro “ndarjes në dysh të Amerikës dhe formimit të një shtetit të pavarur të përbërë nga shteteve konservatore’.

Lexo më shumë  Rubio njofton sanksione të reja ndaj Kubës

Sidoqoftë, 30% e tyre ishin kundër kësaj ideje.

Sipas studiuesve në Universitetin e Kalifornisë këto rezultate “kalojnë edhe pritshmëritë e tyre më të këqija”.

Por sipas tyre, mund të mos ketë ende vend për panik, pasi shumica e pjesëmarrësve në studim ishin “kategorikisht kundër dhunës politike”.

Ky studim, thanë ata, duhet thjesht të shërbejë ‘si një thirrje për të na shkundur’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *