Lajme

Startojnë lojërat Olimpike 2020, 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, stadiumi i zbrazët

Në një stadium prej 1.5 mld dollarësh që mund të mbajë gati 70 mijë njerëz, atletë nga e gjithë bota kanë parakaluar në një hapësirë gati-gati të zbrazët por në një ceremoni spektakolare.

Kjo për shkak të pandemisë së COVID.

Lojërat Olimpike 2020 kanë startuar në Tokio me një minutë heshtje në nder të viktimave për shkak të pandemisë së COVID. Në shkallët e stadiumit gjigand janë ulur vetëm 950 spektatorë VIP, mes të cilëve 800 të huaj dhe 150 nga e “zonja e shtëpisë”, Japonia.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Në nisje të ceremonisë delegacioni i Tokios mbajti flamurin kombëtar japonez, ndërsa të gjithë përfaqësuesit u shfaqën me maska anti-COVID.

Në të gjithë stadiumin kanë vendosur mbulesa sediljesh me ngjyra të ndryshme për të krijuar idenë sikur në shkallët e tij ka mbështetës për sportistët. Këto masa u vendosën nga organizatorët duke u konsultuar me autoritetet vendase, duke pasur parasysh faktin që shifrat e COVID në Tokio kanë ardhur në rritje përgjatë ditëve të fundit.

Lexo më shumë  Siguria në Evropë – Gërvalla së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e AKI-së, pjesë e konferencës “Defence 24 Days”

Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 9 sportistë.

Nisja e ceremonisë u shoqërua me disa protesta në rrugët e Tokios, ku shumë qytetarë me pankarta në duart u shprehën kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike në Tokio në3 mes të pandemisë. Olimpiada e Tokios në 2020 u vonua me një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *